Informatat për studentët e ardhshëm UP-FIM

Dinamika e realizimit të provimit pranues për nivelin e studimeve BSc dhe MSc në FIM sipas vendimit të  Senatit, nr. 199 dt.  07.02. 2025

Programet e studimeve

Universiteti i Prishtinës ka festuar 55 vjetorin e themelimit të tij, në kuadër të së cilit operojnë 14 njësi akademike. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike si njësi e UP – së, sivjet feston 58 vjetorin e themelimit të tij. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ofron studime të nivelit BSc dhe MSc dhe është duke bërë përpjekje maksimale të organizoj edhe studime të Doktoratës. Të gjitha programet e studimeve janë të akredituara nga AKA dhe miratuara nga KSHC Kosovë.

Në kuadër të FIM operojnë këto programe të studimeve BSc dhe MSc:

Programi baçelor i ka 180 ECTS dhe si të tilla FIM ka pesë programe të akredituara:

Programi Master i ka 120 ECTS dhe si të tilla FIM ka katër programe të akredituara:

Informatat për studentët e ardhshëm

 

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ofron programet në studime baçelor në sistemin 3 vjeçar. Sistemi aktual është  3+2+3, Tre vite studimesh baçelor, 2 vite studime master  dhe 3 vite studime të doktoratës.  Programi baçelor i ka 180 ECTS ndërsa programi master i ka 120 ECTS.

Viti akademik  zgjatë 12 muaj dhe i ka 60 ECTS, fillon më 15 shtator dhe mbaron më 14 shtator. Periudha aktive e studimeve (ligjëratat, ushtrimet, vlerësimet) është e ndarë në dy semestra. Semestri dimëror, që fillon më 15 shtator dhe mbaron më 30 dhjetor. Semestri veror që fillon më 15 shkurt dhe mbaron më 31 maj. Semestri i ka  30ECTS.

Lënda ligjërohet deri në 15 javë në semestër. Lëndët ndahen në lëndë obligative dhe lëndë zgjedhore. Lëndët zgjedhore mund të zgjidhen në çdo Departament me kushtin që në përfundim të semestrit të akumulohen kreditë e nevojshme= 30 ECTS.

ECTS paraqesin ngarkesën e studentit ose kohën e nevojshme për të mësuar për dhënien e provimit të caktuar. Numri i ECTS ndryshon varësisht nga rëndësia e lëndës p.sh. Matematika 7 ECTS, Sensoret dhe aktuatoret në Mekatronikë  4 ECTS.

Vlerësimi është me notë. Provimi konsiderohet se është dhënë nëse nota është nga 6-10. Provimi konsiderohet i pa kaluar nëse nota është 5.

Nota është komulative dhe studentët varësisht nga lënda vazhdimisht vlerësohen përmes kollokviumeve, testeve, seminareve, detyrave etj.

Të drejtat dhe obligimet e studentëve janë të përcaktuara me statutin dhe rregulloret e UP. Të gjitha këto informata janë publike dhe janë të publikuara në web faqen e FIM dhe të UP.

Profesori i secilës lëndë e prezanton syllabusin e lëndës në fillim të orës së parë të mësimit. Syllabusi është një lloj kontrate në mes Profesorit dhe studentit për atë se çka do të zhvillohet në lëndë gjatë gjithë semestrit. Syllabusët janë publike dhe publikohen në ueb faqen e FIM.

Platforma digjitale ku të gjithë studentët, profesorët dhe administrata kanë qasje quhet SEMS. Të gjitha informatat e rëndësishme regjistrohen në SEMS.

Secili student e ka llogarinë (SEMS) e vetë dhe kartelën e vetë. Llogaria -SEMS-si përbëhet nga numri personal i studentit, email - i i studentit me domenin  [email protected]

Shërbimi i studentëve  përbëhet nga referentët për secilin program përkatës. Numri i kontaktit dhe email - at zyrtar të tyre janë publik dhe janë të shpallur në ueb faqen e FIM.

ueb faqja zyrtare  e fakultetit është:

https://fim.uni-pr.edu

ueb faqja e universitetit është:

https://uni-pr.edu

 

 

Datat e rëndësishme për regjistrimin e studentëve të rijnë në FIM - viti shkollor 2025/26