Vizioni

Filozofitë e paraqitura në vizionin e Universitetit të Prishtinë “HASAN PRISHTINA” janë të integruara në deklaratën e vizionit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. Ky vizion u krijua së bashku me Bordin Këshillimor Industrial të FIM-it. Në deklaratën e vizionit thuhet: Vizioni i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike është që të jetë i njohur në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar në ofrimin e arsimit të inxhinierisë mekanike, duke çuar në inxhinierë të kualifikuar, të cilët janë inovativë, kontribues në profesionin e tyre dhe të suksesshëm në studimet e avancuara, duke promovuar programe akademike që rrisin maksimalisht kontributet e UP-së në zhvillimin ekonomik të Kosovës.