Instituti

Veprimtaria shkencore dhe profesionale-bashkëpunimi me ekonominë

Instituti i Makinerisë është ri-themeluar me vendimin e Senatit të Universitetit të Prishtinës, më 30.XII.1999 dhe vepron në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Prishtinës. Në periudhën e kaluar ai ka pasur bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera shkencore dhe profesionale të Kosovës dhe jashtë Kosovës. Ky bashkëpunim për qëllim kishte:
   * Hartimin e projekteve shkencore dhe profesionale të fushës së makinerisë prodhuese, të termoenergjetikës dhe të termoteknikës, të konstruksioneve me mekanizim, mekatronikës, burimeve të ripërtëritshme, inxhinierisë industriale dhe menaxhmentit   dhe të komunikacionit;
    *  Mbikëqyrjen e punimeve sipas projekteve të theksuara më lart;
    *  Zbatimin e të arriturave shkencore në praktikë;
    * Vërtetimin e rezultateve teorike e laboratorike në prodhimtarinë konkrete;
    * Ndihmën kuadrove inxhinierike e teknike përgjithësisht për të gjetur zgjidhje të problemeve profesionale në lëmin e prodhimit;
     *  Ngritjen e ndërsjellë profesionale e shkencore;
    * Vetëfinancimin e veprimtarisë, përkatësisht realizimin e një pjese të të ardhurave të mësimdhënësve e të bashkëpunëtorëve të Fakultetit;
     * Kompletimin e laboratorëve me pajisje të reja;
    * Formimin e qendrave kërkimore profesionale e shkencore në terren;
     * Grumbullimin e informatave nga terreni lidhur me problemet me të cilat ballafaqohet prodhimtaria ekonomike, etj.

Për këto qëllime Instituti i Inxhinierisë Mekanike bënë dhe ka bërë punë të ndryshme, si:
    *  Lëshimin e certifikatave në lidhje me atestimin e automjeteve dhe të makinave punuese (si institucion i vetëm i autorizuar në Republikën e Kosovës),
    * Super ekspertiza gjyqësore nga lëmia e komunikacionit, sigurisë në punë, etj.,
  * Kontrollime teknike (nga aspekti i mbrojtjes në punë të makinave, të pajisjeve, të objekteve), kontrollin e litarëve ose konstruksioneve metalike me metodën pa shkatërrim, etj.;
   * Hartimin e elaborateve investive, projekteve ideore, projekte kryesore (ekzekutuese) dhe projekte të gjendjes së kryer;
    * Korrigjon (revidon) projekte të punuara në ndërmarrjet e tjera të projektimit; projekton vija të reja teknologjike; projekton zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese; mënjanoi “fytet” e ngushtë të prodhimit; mekanizmin dhe automatizimin e linjave ekzistuese;
   *  Pranimin teknik të objekteve, të makinave ose të pajisjeve të reja;
    * Bënë hulumtime të ndryshme lidhur me shkaqet e dëmtimeve të ndryshme,
   * Ekspertiza të ndryshme të prishjeve, të shkatërrimeve dhe të dëmtimeve me ose pa qëllim;
   * Udhëheqë dhe mbikëqyrur investime dhe punë të ndryshme teknike;
 

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, në periudhën e kaluar ka pasur bashkëpunim të ngushtë me organizata të shumta ekonomike dhe me subjekte të tjera të ekonomisë së Kosovës dhe jashtë Kosovës. Ndër organizatat me të cilat ky bashkëpunim ka qenë më i madh janë: KXEMK “Elektroekonomia e Kosovës”, Fabrika e Amortizatorëve, Xeheroret “Hajvalia dhe Kishnica me Novoberdë” dhe KNI “Ramiz Sadiku” të Prishtinës; Kombinati “Trepça” i Mitrovicës; “Feronikeli” i Gllogocit; Fabrika e Radiatorëve; “Gosha” dhe kombinati “Intexh” të Gjilanit; “Metaliku” i Gjakovës; fabrika “Ramiz Sadiku” dhe Fabrika e Lëkurë-këpucëve e Pejës; IMK; Fabrika e Gypave, fabrika e këmbyesve të nxehtësisë “Gjuro Gjakoviq” dhe “Vegëltorja” të Ferizajt; “Famipa”, “Printeks” dhe shtypshkronja “Ramiz Sadiku” të Prizrenit; “Ballkani” i Suharekës; “Metalac” i  Janjevës; “Metali” i Preshevës; Fabrika e Municionit dhe Fabrika e Lodrave të Skënderajit; fabrika e armaturës ndërtimore “FAN” e Podujevës; Xeherorja e sintermagnezitit “Karaçeva” në Strezoc dhe fabrika e pllakave të qeramikës “Karaçeva” të Kamenicës; çimentorja “Sharri” të Hanit të Elezit; “Llamkos” e Vushtrrisë, etj. 

Kjo traditë e bashkëpunimit vazhdon edhe sot por kryesisht me ekonominë e vogël private, ndërsa me organizatat e sipërpërmendura dhe me subjektet e tjera ekonomike të Kosovës vazhdon akoma por me një intensitet me të vogël. Me qëllim të ofrimit të ndihmës profesionale-shkencore kësaj ekonomie organizohen takime të shumta dhe tryeza me përfaqësues të tyre.