Komunikacion dhe transport

Qëllimi i Drejtimit të komunikacionit, është bazuar në aftësimin e studentëve në ato lëmi të cilat janë të domosdoshme për përgatitje profesionale nga lëmi i komunikacionit . Infrastruktura, organizimi dhe udhëheqja e komunikacionit, respektivisht lidhja funksionale e infrastrukturës së komunikacionit janë parakushte për zhvillim ekonomik. Qarkullimet bashkëkohore të mallrave dhe njerëzve kërkojnë kombinimin e të gjitha degëve të transportit dhe infrastrukturë të zhvilluar dhe funksionale të komunikacionit. Studimet në këtë drejtim mbahen në nivelin Bachelor dhe Master.


Programi i studimit Bachelor – Përmbajtja programore në studimet Bechelor u mundëson studentëve të fitojnë një bazë të zgjeruar të njohurive inxhinierike, aftësi dhe përvojë të mjaftueshme për punë individuale dhe kolektive gjatë zgjidhjes së problemeve konkrete në praktikë nga lëmi i komunikacionit, si dhe u mundëson bazë adekuate për vazhdimin e studimeve të mëtutjeshme.


Pas përfundimit me sukses të studimeve themelore Bachelor studenti do të jetë në gjendje të:
- njohë disiplinat fundamentale nga lëmi I inxhinierisë së transportit në nivel të trendëve
dhe zhvillimeve bashkëkohore,
- bëj incizimin dhe analizën e jolinearitetit të qarkullimit,
- llogaris kapacitetin dhe nivelin e shërbimit në pjesë të ndryshme të rrugës dhe në udhëkryqe,
- përpiloj planin e rregullimit të qarkullimit në udhëkryqe,
- definoj elementet dinamike dhe statike të rrugës dhe përcaktoj itinerarin dhe kushtet e transportit,
- auditimin e sigurisë në rrugë,
- përzgjedh metodat adekuate gjatë planifikimit të lëvizjeve.

Inxhinerët e komunikacionit kryesisht punojnë në incizimin, analizimin, planifikimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e infrastructures rrugore dhe hekurudhore, rregullimin e qarkullimit me qëllim të rritjes së shkallës së sigurisë në rrugë apo hekurudhë.
     Kursi i nivelit bachelor përbëhet nga lëndët obligative dhe lëndët zgjedhore, të cilat kanë numrin e caktuar të ECTS kredive.
     Varësisht prej zgjedhjes së studentit, ai mund të përcaktohet për profilin komunikacion rrugor apo komunikacion hekurudhor.