Komunikacion rrugor

Programi i studimit Master – Nevoja për zhvillimin e komunikacionit në Kosovë, në mënyrë të veçantë, ka rritur edhe nevojën e mbajtjes së kontinuitetit të studimeve edhe në nivelin Master, me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm profesional të studentëve në lëmin e komunikacionit.
     Pas përfundimit me sukses të këtyre studimeve – MASTER, inxhinieri (masteri) i posa diplomuar, do të jetë në gjendje të:
- përdorë metodat adekute të optimalizimit në komunikacionin rrugor,
- dirigjimin e sistemeve të përbëra në trafik, nga ato me kohë fikse deri në sistemet adaptive,
- bëjë analizën dhe preventivën e rasteve më të ndryshme të kolizioneve të ndërsjella në komunikacionin rrugor,
- bëjë modelimin dhe simulimin e proceseve të ndryshme të trafikut,
- përpiloj bazat e logjistikës me veçori të komunikacionit rrugor,
- analizoj dhe përzgjedh sistemet dhe proceset teknologjike të transportit integral dhe intermodal të qendrave distributive dhe terminaleve,
- bëjë menaxhimin dhe organizimin e trafikut,
- bëjë planifikimin urban dhe projektimin e komunikacionit rrugor.

     Inxhinerët e komunikacionit rrugor të nivelit master kryesisht punojnë në: incizimin profesional, analizimin e detajuar dhe planifikimin e rrjetit rrugor, mirëmbajtjen, auditimin dhe riprojektimin e infrastrukturës rrugore, rregullimin e qarkullimit përmes sistemeve të përbëra me qëllim të rritjes së shkallës së sigurisë në rrugë.


Planprogramet e propozuara janë të përmbledhura nga praktikat më të mira të disa Universiteteve rajonale dhe Evropiane si dhe me përvojën e gjatë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Të nderuar studentë të ardhshëm, Fakulteti I Inxhinierisë Mekanike është institucion i cili ka për qëllim zhvillimin dhe prosperimin e ekonomisë së Kosovës. Bëhuni pjesë e këtij institucioni. Të gjitha drejtimet e këtij Fakulteti janë atraktive dhe tërheqëse. Mos hezitoni të na vizitoni dhe të interesoheni.


  Për më shumë informata në lidhje me Drejtimin Komunikacion, procesin mësimor, lëndët që mësohen, përmbajtjen e lëndëve në të gjitha nivelet dhe informata tjera, ju lutem na vizitoni në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, ndërtesa e Fakultetit Teknik në Prishtinë, në nr. Tel. 038 - 552 - 126, ose në https://fim.uni-pr.edu
Gjithashtu vizioni edhe galerinë e fotografive të postuar në këtë web faqe.