Mekatronikë

Mekatronika është bërë çelësi për shumë prodhime dhe shërbime. Sistemet moderne sot e kanë arritur nivelin e përsosshmërisë, të cilin nivel ka qenë e vështirë ta imagjinojmë me përdorimin e metodave tradicionale. Mekatronika integron fushat klasike të inxhinierisë mekanike, inxhinierisë elektrike, inxhinierisë kompjuterike dhe teknologjinë informative për të realizuar principet bazë të metodologjisë bashkëkohore të disajnimit. Kurrikula për studimet bachelor në fushën e Mekatronikës do të mbështesë integrimin sinergjetik të inxhnierisë mekanike precize, dirigjimin elektronik dhe sistemet, gjithnjë duke menduar në disajnimin, realizimin, operimin dhe mirëmbajtjen e riparimin e prodhimeve dhe shërbimeve “inteligjente”.

Rëndësia e Mekatronikës do të rritet edhe më shumë për shkak të kërkesave të
konsumatorëve, duke siguruar vende shumë më atraktive të punës për njerëz me këtë kualifikim por edhe që posedojnë kompetenca dhe shkathtësi të mjaftueshme.

  Si rezultat i të gjitha këtyre që u thanë më sipër shumë Universitete Teknike, Fakultete të Shkencave të Aplikuara dhe Institute të ndryshme në mbarë botën kanë organizuar studimet e Mekatronikës.

Tregu i punës në Mekatronikë përfshin të gjithë sektorët e industrisë, duke përfshirë edhe kompanitë e angazhuara në:

  • Automatizimin Inteligjent (konceptet moderne të programimit),
  • Metodat dhe sistemet Mekatronike (Mekatronika e përgjithshme, robotika industriale), robotika e advancuar (robotët e lëvizshëm dhe shërbyes),
  • Prodhimtaria Inteligjente etj.

  Si rrjedhojë ekziston shumëllojshmëri e kërkesave për studimet Bachelor në Mekatronikë në Kosovë, të tilla si:

  • Aftësi praktike në hartimin dhe zbatimin e sistemeve të kontrollit;
  • Aftësitë praktike në ruajtjen dhe përmirësimin e sistemeve ekzistuese për sistemet e kontrollit;
  • Aftësi në përpunimin e sensorëve inteligjentë, sinjal digjitale dhe bazës së të dhënave;
  • Aftësi në programet në gjuhën C, dhe PLC;
  • Aftësia e perceptimit të teknologjive të reja.
  • Kërkesa në rritje për inxhinierë të diplomuar me njohuri dhe aftësi në Mekatronikë në Kosovë;
  • Kërkesa për njohuri të specializuara dhe të aftësive në Mekatronikë në një kompani të veçantë;
  • Zgjedhja e prioriteteve nga lista e deklaruar e sistemeve industriale të cilat kanë kërkesa kryesore për inxhinierë të diplomuar në Mekatronikë.

Tendenca kudo e pranishme dhe në rritje për produkte teknologjike me shkallë të lartë të ndërlikueshmërisë dhe funksionalitettë integruar shton kërkesën për inxhinierë të mekatronikës me njohuri veprimi thelbësore ndërdisiplinare.
  Përdorimi në rritje i koncepteve mekatronike në pothuajse të gjitha fushat industriale zgjeron mundësitë e punësimit për të diplomuarit në programin Bachelor për mekatronikë. Inxhinierëve te mekatronikës mund të gjenden në një shumëllojshmëri të funksioneve, si në zhvillimin e produkteve, prodhimin dhe teknologjinë prodhuese, automatizimin e montimit, modernizimin e proceseve, mirëmbajtjen, kontrollin e cilësisë dhe shitje.


 Programi Bachelor i mekatronikës së pari i njofton studentët me bazat e inxhinierisë mekanike dhe elektrike, e mëpastaj përqendrohet në bashkëveprimin e fushave të ndryshme fizike brenda sistemeve mekatronike. Ata do mësojnë blloqet themelore për ndërtimit e sistemeve të mekatronik, si sensorët dhe aktuatorët dhe të mësojnë rreth bashkëveprimit të tyre efektiv përmes metodave të kontrollit modern.
 Programi i përgatit studentët për funksione të gjithanshëm inxhinierike ndërdisiplinore në një numër të gjerë fushash industriale. Këto detyra përfshijnë zhvillimin, llogaritjen, planifikimin, dimensionimin dhe dizajnimin e produkteve të reja apo të përmirësuara teknike. Fusha e zhvillimin dhe dizajnimin e linjave moderne të prodhimit të automatizuar është vetëm një shembull, ku shumë detyra inxhinierike kërkojnë aftësi nga mekatronika.
Studentët fitojnë kompetenca teknike dhe marrin njohuri veprimi për metodat, të cilat u mundësojnë atyre për të kuptuar dhe analizuar problemet përkatëse, të gjejnë zgjidhje kreative dhe inovative dhe të zhvillojnë produkte mekatronike konkuruese.