Trupi Këshillëdhënës

Trupat Këshillëdhënëse të Njësive Akademike të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" themelohen dhe funksionojnë bazuar në rregulloret:

  • UP – Rregullorja Nr. 163 datë 15/01/2015 për themelimin dhe parimet e funksionimit të Trupave Këshillëdhënëse të Njësive Akademike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
  • FIM – Rregullorja Nr. 1417 datë 08/07/2016 për themelimin e Trupës Këshillëdhënëse

Këto rregullore përcaktojnë karakterin, anëtarësimin, funksionimin, fushëveprimin, mënyrën e vendimmarrjes dhe mandatin e Trupës Këshillëdhënëse. TK-ja është një mekanizëm komunikimi që ngritë bashkëpunimin me bizneset-institucionet publike e private dhe Fakultetit në interes të përbashkët sidomos në përditësimin e programeve të studimeve dhe përshtatjes së kurrikulave me kërkesat e tregut të punës; zhvillimit të projekteve kërkimore me interes të përbashkët; ofrimit të praktikës profesionale ashtu që studentët të aplikojnë njohuritë teorike në praktikë dhe rrisin shanset për punësim dhe vet-punësim të të diplomuarve.

Trupa Këshillëdhënëse e FIM-së është themeluar me datë 13 Korrik 2016.

Anëtarë të TK-së janë zgjedhur përfaqësues të institucioneve, kompanive private dhe publike, dhe shoqatat e bizneseve të cilat operojnë në fushat përkatëse të ndërlidhura me programet ekzistuese të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.

Të gjithë anëtarët TK-së së FIM-së kanë të nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi ku theksohet përkushtimi për të ofruar përkrahje të vazhdueshme Fakultetit për të rritur cilësinë e programeve studimore që të zhvillojnë shkathtësitë e studentëve në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Kryetar i TK-së është  Z. Kemajl Zariqi, drejtor i Fabrikës së Veglave ”PLUS” a.e. Sh.p.k,

Email: [email protected]

Zëvendëskryetar Z. Afrim Syla, Partner menaxhues në NTSH ”Elen”

Email: [email protected]

Anëtar të Trupit Këshillëdhënës të FIM-së nga tregu i punës respektivisht nga institucionet dhe kompanitë publike e private janë:

  • “Korporata Energjetike e Kosovës” sh.a., Prishtinë
  • “Fabrika e Veglave PLUS Aparateve elektrike” Sh.p.k. Ferizaj
  • Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Prishtinë
  • Ministria e Infrastrukturës, Prishtinë
  • Drejtoria e Akreditimit të Kosovës – Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Prishtinë
  • Instituti INKOS, Obiliq
  • N.T.SH. “ELEN”, Prishtinë
  • N.T.P. “DACI”, Fushë Kosovë
  • N.T.SH. ”DILLONI BENZ”, Fushë Kosovë
  • ”EUROMETAL” Sh.p.k., Ferizaj
  • Sh.p.k ”SOLID”, Suharekë
  • “MERCOM COMPANY”, Prishtinë
  • “METAL-ING” Sh.p.k., Deçan
  • " Turbo Engineering ", Prishtinë
  • ”EIZEK Mechatronics”, Prizren
  • “Solaborate”, Prishtinë
  • “Termokos”, Ndërmarrje publike, Prishtinë
  • “Jaha Solar”, Prishtinë
  • “TERMIKA HVAC”, Prishtinë