Këshilli i Doktoratës

Zhvillimi i një program studimor efektiv është një proces i vazhdueshëm dhe ciklik. Procesin e bën më të fuqishëm kur bëhet: 
1. Vlerësimi i programit ekzistues 
2. Hartimi i një programi të përmirësuar/ 
respektivisht të programit të ri 
3. Zbatimi i një programi të ri 
4. Vlerësimi i programit të rishikuar.

Në shumë Universitete procesi për zhvillim të kurrikulit e kryejnë në mënyrë të planifikuar dhe sistematike. Formulimi i një programi të studimit nuk duhet të shihet si kulm i procesit të zhvillimit të kurrikulit, por më shumë si një hap thelbësor dhe proces i vazhdueshëm për zhvillimi të kurrikulit. 
Andaj, përmes prorektorit për Zhvillim të Cilësisë, Zyra për Zhvillim Akademik përkrah reformat në Universitet dhe kontribuon në ngritje të kapaciteteve në UP me qëllim të arritjes së parimeve të Bolonjës dhe trendëve të Arsimit të Lartë Evropiane. Zyra për Zhvillim Akademik organizon trajnime për kurrikula dhe cilësi me qëllim të zhvillimit të mekanizmave për vlerësim të brendshëm duke u bazuar në linjat vepruese të Bolonjës. 



Procesi i zhvillimit të programeve të studimit

Përgatitja e Raporteve të Vetëvlerësimit
Zyra për Zhvillim Akademik ka hartuar formën unike të raportit të vetëvlerësimit për të gjitha Njësitë Akademike të Universitetit të prishtinës. 
Raporti i Vetëvlerësimit është hartuar sipas listës së fundit kontrolluese të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës për Universitetin e Prishtinës.
Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni Zyrën për Zhvillim Akademik përmes email-it: [email protected]
Për ta shkarkuar formën e raportit të vetvlerësimit sipas listës kontrolluese të Agjensisë së Akreditimit të Kosovës, ju lutem shkarkoni dokumentin në linkun vijues:

Forma e Raportit të Vetvlerësimit sipas udhëzuesit të AKA-së