Misioni

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike si njësi akademike e Universitetit të Prishtinë “HASAN PRISHTINA” aftëson studentët nga lëmitë e inxhinierisë mekanike, të industrisë, teknologjisë, transportit, etj. për tregun e punës; kontribuon në zhvillimin shkencor, punën kërkimore dhe edukative, bashkëpunimin me ekonominë, me institucione-kompani publike dhe private duke realizuar punë shkencore - hulumtuese, projekte zhvillimore dhe profesionale në fushën e inxhinierisë mekanike dhe industrisë.