Termoenergjetike dhe Energji të Ripërtëritshme

Qëllimi i Programit Termoenergjetikës dhe energjisë së ripërtëritshme Master është ofrimi i njohurive të avancuara studentëve në fushën e termoenergjetikës dhe sistemeve të energjisë së ripërtëritshme, në mënyrë që të njëjtit të aftësohen për planifikimin dhe menaxhimin e sistemeve të avancuara termoteknike, për dizajnimin e sistemeve energji efiçiente termoteknike, të llojit klasik dhe të integruara me sistemet moderne të cilat mbështesin ekonominë drejt tranzicionimit në ekonomi me pak karbon, të bëjnë projektimin dhe implementimin e sistemeve të prodhimit të energjisë nga burimet alternative, me fokus në burimet e ripërtëritshme, të vlerësojnë mundësitë e penetrimit më të madh të burimeve të ripërtëritshme në sistemin energjetik të vendit dhe në këtë mënyrë të mbështesin në mënyrë aktive tranzicionin e shoqërisë drejt një shoqërie e cila i plotëson nevojat e veta nëpërmjet sistemeve teknologjike miqësore ndaj mjedisit, stabile dhe të qëndrueshme në kuptimin e resurseve në të cilat bazohet funksionimi i sistemeve të tilla.

Kuadrot e përgatitura me gradën e Masterit në fushën e Termoenergjetikës dhe energjisë së ripërtëritshme mund të dëshmohen në funksione të ndryshme varësisht nga institucioni ku ushtrojnë veprimtarinë e tyre përfshirë këtu funksionin e zhvillimit të sistemeve të avancuara termoenergjetike, dizajnimin dhe implementimin e sistemeve të që qëndrueshme të prodhimit të energjisë, kontrollin efikas dhe optimizimin e funksionimit të sistemeve të tilla, modernizimin e sistemeve ekzistuese në kuptimin e përmirësimit të efiçiencës dhe funksionimit në vijë me normat e mbrojtjes së mjedisit, mirëmbajtjen, rinovimin dhe sigurimin e punës së qëndrueshme dhe të pranueshme në aspektin socio-ekonomik.

Kursi i nivelit Master përbëhet nga lëndët obligative dhe lëndët zgjedhore, të cilat kanë numrin e caktuar të ECTS kredive. Studimet janë të organizuara në formën e cila u mundëson studentëve fitimin e njohurive teorike dhe praktike të domosdoshme për inkuadrimin e tyre sa më të lehtë në këtë lëmi shumë aktuale.Planprogramet e propozuara janë të përmbledhura nga praktikat më të mira të disa Universiteteve rajonale dhe Evropiane si dhe me përvojën e gjatë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Të nderuar studentë të ardhshëm, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike është institucion i cili ka për qëllim zhvillimin dhe prosperimin e ekonomisë së Kosovës. Bëhuni pjesë e këtij institucioni. Të gjitha drejtimet e këtij Fakulteti janë atraktive dhe tërheqëse. Mos hezitoni të na vizitoni dhe të interesoheni.Për më shumë informata në lidhje me Programin Termoenergjetikë dhe energji të ripërtritshme,procesin mësimor, lëndët që mësohen,përmbajtjen e lëndëve në të gjitha nivelet dhe informata tjera, ju lutem na vizitoni në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, ndërtesa e Fakultetit Teknik në Prishtinë, në nr. Tel. 038 - 552 - 126,ose në http://fim.uni-pr.edu.