Prodhimtari dhe Inxhinieri Industriale me Menaxhment

Prodhimtaria dhe automatizimi si një process shumë i rëndësishëm shoqëror është i lidhur ngushtë me prodhimin e produkteve të ndryshme duke filluar nga ato ushqimore e deri te prodhimet e ndryshme teknike, ku i tërë ky proces i prodhimit në ditët e sotme të industrializimit është diku pjesërisht e diku i tërë i automatizuar. Studimet nga Departamenti Prodhimtari dhe Automatizim organizohen në nivelin Bachelor, Master dhe të doktoratës.

Programi i studimit Bachelor – Përmbajtja programore në studimet Bachelor u mundëson studentëve të fitojnë një bazë të zgjeruar të njohurive inxhinierike, aftësi dhe përvojë të mjaftueshme për punë individuale dhe kolektive gjatë zgjidhjes së problemeve konkrete në praktikë nga lëmi i prodhimitarisë dhe automatizimit , si dhe u mundëson bazë adekuate për vazhdimin e studimeve të mëtutjeshme.
     Pas përfundimit me sukses të studimeve themelore Bechelor studenti do të jetë në gjendje të:
- Bëjnë incizimin dhe analizën e prodhimit në procesin e përpunimit të prodhimeve ushqimore, jometaleve dhe metaleve,
- Kalkulimin dhe procesin teknologjik të detaleve që përpunohen në makina metal përpunuese,
- Analizën dhe sintezën e automateve kombinuese se sekuanciale asinkrone të nivelit fillestar,
- Njohjen e sistemeve pneumatike dhe hidraulike dhe përcjelljen në proceset prodhuese.,
- Njohjen e algjebrën logjike për sintezën e automateve,
- Bëjnë njohjen dhe kontrollimin e materialeve të salduara dhe të josalduara,
- Bëjnë njohjen e instrumenteve dhe veglave për stancim dhe lakim,
- Përzgjedh metodat adekuate për analizën dhe sintezën e automateve sekuenciale,
- Bëjnë krahasimin e propozimeve të ndryshme me rastin e zgjidhjes së një problemi.


Kursi i nivelit bachelor përbëhet nga lëndët obligative dhe lëndët zgjedhore, të cilat kanë numrin e caktuar të ECTS kredive.
      Varësisht prej përcaktimit të studentit, ai mund të zgjedhë profilin Teknologjia e prodhimtarisë apo Automatizimi i proceseve prodhuese.
     Inxhinierët e prodhimtarisë dhe automatizmit kryesisht mund të punojnë në incizimin, organizimin, analizën, planifikimin, mirëmbajtjen e makinave dhe të prodhimit në procesin teknologjik si dhe në disiplinat tjera fundamentale nga lëmi i inxhinierisë së prodhimtarisë dhe të automatizmit në nivel të trendeve dhe zhvillimeve bashkëkohore.
      Me këtë Inxhinieri mund të përgatis dokumentacionin tekniko-teknologjik dhe të njëjtin ta përcjell në vendin e duhur dhe me te ta kontrolloj procesin e prodhimit si për nga sasia
ashtu edhe për nga kualiteti. Po ashtu përfiton njohuri të mjaftueshme për elementet bazë të proceseve automatike.


      Programi i studimit Master - Teknologjia e prodhimtarisë si një proces shumë i rëndësishëm shoqëror është i lidhur ngushtë me prodhimin e prodhimeve të ndryshme duke filluar nga ato ushqimore e deri te prodhimet e ndryshme teknike, ku i tërë ky proces i prodhimit në ditët e sotme të industrializimit është duke u zhvilluar në makinat me dirigjim numerik d.th. si proces i tillë kalohet në automatizim të plotë. Inxhinierët e teknologjisë së prodhimtarisë kryesisht mund të punojn në konstruktimin e procesit teknologjik, udhëheqjen e procesit të prodhimit, projektimin e hallave prodhuese, në të cilin kalkulon nurin e makinave, hapësirave prodhuese, numrin e punëtorëve, kapacitetin e nevojshëm të mjeteve transportuese në procesi e prodhimit, udhëheqjen e ekipeve të salduara në proceset prodhuese, konstruktimin e veglave për stancim dhe lakim, përgatitjen e linjës prodhuese, përcjelljen e materialit hyrje dalje në procesin e prodhimit, ekonomizimin e prodhimit etj. Gjithashtu e njeh mirë kualitetin e materialit dhe zbatimin e tij në vendin e duhur. Përmbajtja programore në studimet Master u mundëson studentëve të fitojnë një bazë të zgjeruar të njohurive të larta inxhinierie, aftësi dhe përvojë të lartë për punë individuale dhe kolektive gjatë zgjidhjes së problemeve konkrete në praktikë nga lëmi i prodhimtarisë, si dhe u mundëson bazë adekuate për vazhdimin e studimeve të doktoraturës.
      Pas përfundimit me sukses të studimeve Master studenti do të jetë në gjendje të:
- bëjnë incizimin dhe sintezën e prodhimit në procesin e përpunimit të prodhimeve ushqimore, jometaleve dhe metaleve,
- projektimin e procesin teknologjik, hallat përpunuese, mjetet transportuese në prodhim, depot e repromaterialit dhe të prodhimeve të gatshme, infrastrukturën dhe të gjitha elementet që i përkasim në kompletimin e fabrikës,
- bëjnë njohjen dhe kontrollimin e materialeve të salduara dhe jo të salduara,
- jenë në gjendje të përdorin me efikasitet instrumentet dhe veglat për stancim dhe lakim,
- përdorin makinat me dirigjim numerik,
- bëjnë krahasimin e propozimeve të ndryshme me rastin e zgjidhjes së një problemi.
      Planprogramet e propozuara janë të përmbledhura nga praktikat më të mira të disa Universiteteve rajonale dhe Evropiane si dhe me përvojën e gjatë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
      Të nderuar studentë të ardhshëm, Fakulteti I Inxhinierisë Mekanike është institucion i cili ka për qëllim zhvillimin dhe prosperimin e ekonomisë së Kosovës. Bëhuni pjesë e këtij institucioni. Të gjitha drejtimet e këtij Fakulteti janë atraktive dhe tërheqëse. Mos hezitoni të na vizitoni dhe të interesoheni.
      Për më shumë informata në lidhje me Drejtimin Prodhimtari dhe Automatizim, procesin mësimor, lëndët që mësohen, përmbajtjen e lëndëve në të gjitha nivelet dhe informata tjera, ju lutem na vizitoni në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, ndërtesa e Fakultetit Teknik në Prishtinë, në nr. Tel. 038 - 552 - 126, ose në www.uni-pr.edu.
      Gjithashtu vizioni edhe galerinë e fotografive të postuar në këtë web faqe.