Prej themelimit në vitin 1967, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (FIM) ka rol me rëndësi në përgatitjen inxhinierëve të rinj e veçanërisht të fushës së inxhinierisë mekanike.
Rol mjaft me rëndësi FIM ka pasur dhe ka në zhvillimin ekonomik të vendit në kuadër të bashkëpunimit me ekonomi.
Ligji, Statuti i UP-së dhe Rregulloret në fuqi janë bazë për veprimet dhe vendimmarrjet në FIM.
Studentët gjithmonë kanë qenë dhe janë pjesë e vendimmarrjes në FIM, përmes Këshillit të Studentëve dhe përfaqësuesve në Komision të studimeve dhe në Këshillin e Fakultetit.
Pikësynim i FIM-së është orientimi i mësimit kah metodologjia studenti në qendër përfshirë mësimdhënie interaktive.
Ofrimi i mundësive të tërë stafit që të kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së mësim-dhënies dhe mësim-nxënies është parësorë.
Mbështetja pa rezervë e kuadrove të reja për ngritje akademike-shkencore sidomos për studimet të doktoratës nuk mungon.
Duke vlerësuar lartë punën e gjertanishme në FIM, vazhdojmë avancimin e studimeve konform kërkesave të tregut të punës, Deklaratës së Bolonjës dhe praktikat më të mira të Universiteteve perëndimore.
Përmbushja në tërësi e rekomandimeve të dhëna gjatë procesit të akreditimit-riakreditimit për të gjitha programet e studimeve është obligim i yni.
Përgatitja me kohë e programit të studimeve për programet që nuk janë ende të akredituara është domosdoshmëri.
Bazuar në kualitetin e stafit akademik të FIM-së, gjendjes aktuale të laboratorëve dhe mundësisë së bashkëpunimit me Universitete tjera evropiane nuk shohim kurrfarë pengese në akreditimin e programit të doktoratës, ku presim mbështetjen nga UP-ja që të rekrutojmë staf të ri akademik.
Zgjerimi i fushave të bashkëpunimit me ekonomi është detyrë e menaxhmentit dhe tërë stafit të Fakultetit tonë ashtu që njohuritë dhe përvojat tona të barten edhe tek bizneset kosovare.
Ju faleminderit dhe mirë se vini në FIM