Prodhimtari dhe Inxhinieria Industriale dhe Menaxhmenti
Programi i studimit Master - Teknologjia e prodhimtarisë si një proces shumë i rëndësishëm shoqëror është i lidhur ngushtë me prodhimin e prodhimeve të ndryshme duke filluar nga ato ushqimore e deri te prodhimet e ndryshme teknike, ku i tërë ky proces i prodhimit në ditët e sotme të industrializimit është duke u zhvilluar në makinat me dirigjim numerik d.th. si proces i tillë kalohet në automatizim të plotë. Inxhinierët e teknologjisë së prodhimtarisë kryesisht mund të punojn në konstruktimin e procesit teknologjik, udhëheqjen e procesit të prodhimit, projektimin e hallave prodhuese, në të cilin kalkulon nurin e makinave, hapësirave prodhuese, numrin e punëtorëve, kapacitetin e nevojshëm të mjeteve transportuese në procesi e prodhimit, udhëheqjen e ekipeve të salduara në proceset prodhuese, konstruktimin e veglave për stancim dhe lakim, përgatitjen e linjës prodhuese, përcjelljen e materialit hyrje dalje në procesin e prodhimit, ekonomizimin e prodhimit etj. Gjithashtu e njeh mirë kualitetin e materialit dhe zbatimin e tij në vendin e duhur. Përmbajtja programore në studimet Master u mundëson studentëve të fitojnë një bazë të zgjeruar të njohurive të larta inxhinierie, aftësi dhe përvojë të lartë për punë individuale dhe kolektive gjatë zgjidhjes së problemeve konkrete në praktikë nga lëmi i prodhimtarisë, si dhe u mundëson bazë adekuate për vazhdimin e studimeve të doktoraturës.
Pas përfundimit me sukses të studimeve Master studenti do të jetë në gjendje të:
- bëjnë incizimin dhe sintezën e prodhimit në procesin e përpunimit të prodhimeve ushqimore, jometaleve dhe metaleve,
- projektimin e procesin teknologjik, hallat përpunuese, mjetet transportuese në prodhim, depot e repromaterialit dhe të prodhimeve të gatshme, infrastrukturën dhe të gjitha elementet që i përkasim në kompletimin e fabrikës,
- bëjnë njohjen dhe kontrollimin e materialeve të salduara dhe jo të salduara,
- jenë në gjendje të përdorin me efikasitet instrumentet dhe veglat për stancim dhe lakim,
- përdorin makinat me dirigjim numerik,
- bëjnë krahasimin e propozimeve të ndryshme me rastin e zgjidhjes së një problemi.
Planprogramet e propozuara janë të përmbledhura nga praktikat më të mira të disa Universiteteve rajonale dhe Evropiane si dhe me përvojën e gjatë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Të nderuar studentë të ardhshëm, Fakulteti I Inxhinierisë Mekanike është institucion i cili ka për qëllim zhvillimin dhe prosperimin e ekonomisë së Kosovës. Bëhuni pjesë e këtij institucioni. Të gjitha drejtimet e këtij Fakulteti janë atraktive dhe tërheqëse. Mos hezitoni të na vizitoni dhe të interesoheni.
Për më shumë informata në lidhje me Drejtimin Prodhimtari dhe Automatizim, procesin mësimor, lëndët që mësohen, përmbajtjen e lëndëve në të gjitha nivelet dhe informata tjera, ju lutem na vizitoni në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, ndërtesa e Fakultetit Teknik në Prishtinë, në nr. Tel. 038 - 552 - 126, ose në www.uni-pr.edu.
Gjithashtu vizioni edhe galerinë e fotografive të postuar në këtë web faqe.