Baçelor

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ofron programet në studime baçelor në sistemin 3 vjeçar. Sistemi aktual është  3+2+3, Tre vite studimesh baçelor, 2 vite studime master  dhe 3 vite studime të doktoratës.

Programi baçelor i ka 180 ECTS dhe si i tillë janë pesë programe të akredituara:

  • Prodhimtari dhe Inxhinieri Industriale me Menaxhment
  • Termoenergjetikë dhe Energji të Ripërtëritshme
  • Dizajn inxhinierik dhe Automjete
  • Komunikacion dhe transport
  • Mekatronikë