Regjistrimi i studentëve/ Kriteret e Pranimit_MSc
Regjistrimi i studentëve/ Kriteret e Pranimit
Pranimet e reja të studentëve në programin Komunikacion Rrugor/Master mbështet në kriteret e vendosura në nivel të Universitetit te Prishtinës, të rregulluara me statutin e UP-së.
Kuotat, kriteret pranimit dhe procedura e regjistrimit dhe ankimimit paraqitet në thirrje publike pas vendimit të senatit të UP-se. Njoftimet publike bëhen në web faqen e UP-së dhe web faqen e FIM-së.
Me statutin e UP-së dhe rregulloren e studimeve definohen detaje të përgjithshme për kushtet e pranimit, të cilat zbatohen në mënyrë uniforme për të gjithë kandidatët. Kushtet specifike për studimet definohen edhe me rregullore përkatëse te cilat janë te qasshme dhe publike në web të Universitetit dhe Fakultetit.
Përzgjedhja e studentëve për regjistrim në programet e studimit bazohet ne tre kritere: arritjet e mëparshme sipas notes mesatare ne studimet bachelor dhe pikët e provimit pranues. Kriteri minimal i rezultateve në provim pranues është 40%. Përmbajtja e provimit pranues përfshinë kryesisht lëndët profesionale të programit dhe njohuri të gjuhës angleze (sipas rekomandimit nga ekspertet ndërkombëtar).
Kërkesat për pranim në programet master të studimit bazohen në nenin 99 të Statutit të UP-së.
Në studimet master kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët që kanë përfunduar studimet themelore bachelor shkencor apo studimet ekuivalente jashtë Kosovës, si dhe kandidatët që kanë përfunduar studimet katër apo pesë vjeçare.