Regjistrimi i studentëve/ Kriteret e Pranimit_BSc
Regjistrimi i studentëve/ Kriteret e Pranimit
Pranimet e reja të studentëve në programin Komunikacion dhe Transport mbështet ne kriteret e vendosura ne nivel të Universitetit te Prishtinës, të rregulluara me statutin e UP-së. Kuotat, kriteret pranimit dhe procedura e regjistrimit dhe ankimimit paraqitet në thirrje publike pas vendimit të senatit të UP-se. Njoftimet publike bëhen në ueb faqen e UP-së dhe ueb faqen e FIM-së.
Me statutin e UP-së dhe rregulloren e studimeve definohen detaje të përgjithshme për kushtet e pranimit, të cilat zbatohen në mënyrë uniforme për të gjithë kandidatët. Kushtet specifike për studimet definohen edhe me rregullore përkatëse te cilat janë te qasshme dhe publike në ueb të Universitetit dhe Fakultetit.
Përzgjedhja e studentëve për regjistrim në programet e studimit bazohet ne tre kritere: arritjet e mëparshme sipas suksesit në shkollën e mesme (30%), pikët e provimit të maturës shtetërore (30%) dhe pikët e provimit pranues (40%).
Kërkesat për pranim në programet bachelor të studimit bazohen në nenin 98 të Statutit të UP-së.
Në studimet bachelor kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme dhe kanë përfunduar provimin e maturës shtetërore, si dhe kandidatët që kanë përfunduar katër vjet ish-gjimnaz (pa provim të maturës shtetërore).
Kandidatët që kanë kryer arsimin paraprak jashtë Kosovës, duhet të kenë diploma të vlefshme të shkollës së mesme, apo dokumente të tjera ekuivalente të studimit në përputhje me kërkesat e MASHT-it. Studentët dorëzojnë origjinalin e diplomave dhe notave si dhe certifikatën origjinale të pikëve të provimit të maturës shtetërore.