Të drejtat e studentëve
Të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve në Universitetin e Prishtinës rregullohen përmes një kuadri të plotë ligjor dhe institucional, i cili garanton zhvillim akademik, trajtim të barabartë dhe një ambient të sigurt e etik për studime.
Ky kuadër përfshin: rregulloret për studime Bachelor dhe Master si dhe rregullore dhe dokumente tjera relevante ne kuadër te UP-së (linku: https://dokumente.uni-pr.edu/rregullore ) përmes te cilave rregullohen: mënyra e organizimit të studimeve, statusi i studentit, mobiliteti etj. Këtu, gjithashtu studentët mund të referohen për çdo çështje që lidhet me: regjistrimin dhe çregjistrimin, zhvillimin e semestrave dhe provimeve, përfundimin e studimeve dhe diplomimin.
Me kodin etik (linku: https://dokumente.uni-pr.edu/kodiietikes ) – rregullohen marrëdhëniet ndërmjet: studentëve dhe stafit akademik, sjellja e përgjegjshme, ndalimi i diskriminimit dhe ngacmimit, ruajtja e konfidencialitetit.
Studenti ka të drejtë të kërkojë mbrojtje dhe raportim institucional në rast shkeljesh etike.
Organet ku studenti mund të referohet
|
Çështja
|
Ku të referohet studenti
|
|
Ankesat për vlerësimin akademik
|
Njësia akademike / Komisioni i ankesave
|
|
Çështjet e integritetit (plagjiaturë, sjellje jo etike e stafit)
|
Këshilli i Etikës i UP-së
|
|
Ngacmimi seksual, diskriminimi
|
Institucionet e Etikës dhe Rregullorja për ngacmim
|
|
Çështje të statusit studentor (regjistrim, mobilitet
|
Shërbimi i studentëve dhe SEMS
|
MBROJTJA E TË DREJTAVE TË STUDENTIT
Studenti ka të drejtë të jetë i informuar për rregullat dhe të kërkojë zbatimin e tyre.
UP garanton një ambient të favorshëm për: mësim, hulumtim, mobilitet, autonomi akademike dhe respektimin e dinjitetit dhe barazisë.
PËRGJEGJËSITË E STUDENTËVE
Studenti duhet të ndjekë mësimin me rregull dhe të përmbushë detyrat e kërkuara nga programi studimor.
- Studenti duhet të zbatojë rregulloret e studimeve, përfshirë edhe procedurat si regjistrimi/çregjistrimi.
- Ndalohet çdo formë e plagjiaturës, mashtrimit apo keqpërdorimit të punës së tjetrit.
- Studenti duhet të respektojë mësimdhënësit dhe të shmangë sjelljet diskriminuese, ngacmuese ose shfrytëzuese.
- Studenti duhet të kontribuojë në një ambient të sigurt dhe të shëndetshëm ndaj të gjithëve.
- Të përdor në mënyrë të përgjegjshme pajisjet dhe infrastrukturën e fakultetit, kjo përfshin: pajisjet laboratorike, mjetet teknologjike, bibliotekëndhe platformat digjitale vetëm për qëllime studimi dhe hulumtimi.
- Të ruaj konfidencialitetin kur është e nevojshme.
- Të respektoj raportin profesional dhe privatësinë e të tjerëve.
- Bazuar në parimin e integritetit akademik, studenti pritet të nxisë etikën dhe të raportojë parregullsitë nëse i vëren.