Mekatronikë

Laboratori i Mekatronikës është i pajisur me pajisje dhe instrumente të ndryshme për mbajtjen e ushtrimeve praktike me grupe për të elaboruar ushtrimet praktike ku studentët i mësojnë pajisjet duke punuar me to.  Në laborator përveç instrumenteve dhe pajisjeve të ndryshme si multimetrat, osciloskopët, kontrollerët, gjeneratorët e valëve të ndryshme, janë edhe robotët me struktura të ndryshme. Llojet e robotëve që janë në funksion të zhvillimit të pjesës praktike dhe eksperimentale të lëndëve në kuadër të programit të studimeve të Mekatronikës janë: Lego robotët, Tetrix, Rio2, Robinkos, Krahu robotik, Roboted, Bioloid, EMBOT etj. Me anë të këtyre pajisjeve studentët aftësohen si të krijojnë edhe projektet e tyre nga fusha e mekatronikës me të cilat ata mund të demonstrojnë aftësitë e tyre të fituara për të zgjidhur ndonjë problem dhe për të dokumentuar atë.

Në kompjuterët e Laboratorit të Mekatronikës janë të instaluar softuerët si MathCad, LabView, Cosimir, Matlab etj., me anë të të cilëve zhvillohen dhe simulohen modele të ndryshme të sistemeve mekatronike.

Në Laboratorin e Mekatronikës ka edhe shumë CD me material didaktik për Mekatronikë, libra shkencorë dhe skripta në gjuhën shqipe dhe angleze të dedikuara për fushën e Mekatronikës, që është e rëndësishme për zhvillimin e temave bachelor dhe master si dhe për ndërkombëtarizim, që është njëra ndër misionet e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike (FIM).
Studentët e Departamentit të Mekatronikës inkurajohen që të propozojnë projekte për implementim, të cilat pastaj mbështeten financiarisht nga FIM.

Pajisjet dhe instrumentet në Laboratorin e Mekatronikës