Fatlum Grisholli

Fatlum Grisholli

Zyrtar për asete dhe logjistikë / Zyrtar për mësim dhe cilësi u.d.

Nr.kontaktues:

+383(0)38 552 126 ext. 101

1.   Zyrtar për asete dhe logjistikë, ka këto detyra dhe përgjegjësi:

1.1.   Mban evidencën e mjeteve themelore dhe të inventarit të imtë të fakultetit, bën shifrimin dhe fut ato në bazën e të dhënave;

1.2.   Kujdeset për administrimin dhe menaxhimin efikas dhe efektiv me asetet, pajisjet dhe pasurinë tjetër në shfrytëzim të fakultetit;

1.3.   Në mënyrë permanente e përcjell gjendjen e mjeteve themelore ekzistuese, si dhe kujdeset për inventarizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të punës;

1.4.   Planifikon logjistikën e nevojshme në mbështetje të përmbushjes së detyrave në kuadër të veprimtarisë së fakultetit;

1.5.   Përgatitë materialet për regjistrimin e mjeteve themelore dhe e ndihmon komisionin për regjistrimin e mjeteve themelore dhe inventarit të imtë të fakultetit;

1.6.   Përkujdesjet për heqjen nga regjistrimet të inventarit të vjetruar, të dëmtuar ose i papërdorshëm pas evidentimit nga komisioni i caktuar;

1.7.   Në bashkëpunim me Udhëheqësineshërbimit për financa, kontabilitet dhe logjistikë, përpilon dhe kujdeset për realizimin e kërkesave për pajisje, inventar, furnizim me material zyrtar administrativ dhe të ngjashme;

1.8.   Bën pranimin e mallit për nevojat e Fakultetit dhe të njëjtin ia jep në përdorim personelit sipas planifikimit ose urdhrit të mbikëqyrësit;

1.9.   Pranon kërkesat për blerje dhe realizon blerjet e lejuara me patty cash;

1.10.   Mbikëqyrë implementimin e planifikimit të logjistikës dhe administrimin, menaxhimin efikas dhe efektiv me asetet, pajisjet dhe pasurinë tjetër në shfrytëzim të fakultetit;

1.11.   Planifikon, organizon dhe udhëheqë procesin e punës së shërbimeve të cilat ofrojnë mbështetje administrative për nevojat e fakultetit;

1.12.   Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së udhëheqësit të shërbimit për financa, kontabilitet dhe logjistikë dhe sekretarit të fakultetit, si mbikëqyrës i drejtëpërdrejtë.

-----------------------------------------------------------------------