Teuta  Svirca

Teuta Svirca

Zyrtare e shërbimit të studentëve

Nr.kontaktues:

+383 38 552 126 ext. 141

  • 1.   Zyrtari i shërbimit për studentë 1, ka këto detyra dhe përgjegjësi:
  • 1.1.   Pranon dhe kontrollon rregullsinë e dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët në konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin baçelor dhe për këtë harton lista dhe evidenca të tjera të nevojshme;
  • 1.2.   Kryen dhe mban evidencë për regjistrimin e studentëve të rinj në bazë të procedurës së caktuar;
  • 1.3.   Bën regjistrimin e studentëve në semestrat dimëror dhe veror në të gjitha vitet e studimeve sipas kritereve dhe kushteve të caktuara;
  • 1.4.   Bën regjistrimin e lëndëve mësimore në sistemin e brendshëm elektronik, si dhe lidhjen e tyre me bartësit (mësimdhënësit) dhe semestrat përkatës sipas viteve akademike mbështetur në plan-progamin mësimor dhe pasqyrën e angazhimeve të personelit mësimdhënës;
  • 1.5.   E mban librin e amzës së studentëve dhe evidenca të tjera të nevojshme për studentët dhe të gjitha këto shënime i ruan në kompjuter sipas programit kompjuterik unik të Universitetit;
  • 1.6.   Mban korrespondencë me studentët drejtpërdrejt ose nëpërmes tabelës së shpalljeve,
  • 1.7.   Pranon, evidenton dorëzimin-pranimin dhe kontrollon rregullsinë e fletëparaqitjeve fizike dhe procesverbaleve të provimeve për studentë;
  • 1.8.   Vendosë në dosje të studentëve, pas evidencimit, fletëparaqitjet, fletëregjistrimet semestrale dhe dokumentacionin tjetër;
  • 1.9.   Merr pjesë në përpilimin e raporteve dhe shënimeve statistikore për studentët;
  • 1.10. Përgatitë vërtetime për statusin e studentit, certifikata të notave dhe dokumente të tjera nga evidenca e shërbimit të studentëve;
  • 1.11. Konfirmon përfundimin e provimeve dhe përmbushjen e obligimeve të tjera konform plan-programit mësimor për studentët në fazën e diplomimit;
  • 1.12. Bën kompletimin e dosjes së studentit të diplomuar me dokumentacion përkatës për procedim të mëtejmë për verifikim nga zyrtari i lartë i shërbimit për studentë;
  • 1.13. I raporton dhe i përgjigjet udhëheqësit të divizionit të shërbimit për studentë të nivelit baçelor.