FIM nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me OAK

13 Janar 2021
SHARE

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ka nënshkruar sot marrëveshje të bashkëpunimit me Odën e Afarizmit të Kosovës, me qëllim të shkëmbimit dhe ofrimit të këshillave profesionale për bizneset në fusha të ndryshme, si dhe studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të UP-së t’u mundësohet të vijojnë praktika profesionale pranë bizneseve anëtare të OAK-së.
Marrëveshja u nënshkrua nga dekan i FIM-së, Prof.Dr. Ahmet Shala, dhe kryetari i bordit të OAK-së, z. Skënder Krasniqi. Dekani Shala e vlerëson lartë  lidhjen e bashkëpunimit me Odën e Afarizmit të Kosovës kurse z. Krasniqi shprehi besimin që nga ky bashkëpunimin do të përfitojnë të gjithë e në veçanti studentët dhe bizneset.