ERASMUS+ NË PHILIPPS-UNIVERSITÄT MARBURG, GJERMANI

06 Nëntor 2020
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Philipps-Universität Marburg, Gjermani

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror për mobilitete në Philipps-Universität Marburg, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime për një semester Bachelor dhe Master (5 studentë)

Për fushat/programet e mobilitetit kliko këtu:

https://www.uni-marburg.de/en/studying/degree-programs/sciences

Nivelet e mobilitetit për studentët:
-Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni në Philipps-Universität Marburg. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve)
-  Master (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni në Philipps-Universität Marburg).

Kohëzagjatja e bursave:
-Bachelor dhe Master (1 semester, 5 muaj)

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

- Certifikata e notave/Transkripta
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- CV(në gjuhën angleze)
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
- Certifikata e gjuhës angleze
Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet certifikata të nivelit minimum B1, për programet në gjuhën gjermane minimum niveli B2.

Për programet e studimit të ofruara në “Philipps-Universität Marburg” ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare:
https://www.uni-marburg.de/en/studying/degree-programs/sciences

Afati për aplikim është deri më:  11 nëntor 2020.

Dokumentet me titull "Philipps-Universität Marburg" duhet të dërgohen të skanuara tek:
[email protected]. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dokument, në pdf.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.