Vazhdim i afatit për regjistrimin e semestrave të vitit akademik 2021/2022

01 Mars 2022
SHARE

Ju njoftoj se pas miratimit të kërkesës së Parlamentit Studentor të UP-së, afati për regiistrimin e semestrave të vitit akademik 2021/2022, do të vazhdohet deri më 4.3.2022, ora 16:00.

Arsyetim: Një numër i studentëve, kryesisht studentë me korrespondencë dhe studentë të nivelit master, nuk i kanë kryer me kohë pagesat për regjistrim të semestrave në pritje të ndonjë ndryshimi-plotësimi eventual të UA (MASHTI) 09/2021 apo një vendimi të ri të Këshillit Drejtues të UP-së. Po ashtu, studentët e nivelit të doktoratës në disa njësi akademike ende nuk kanë marrë  përgjigje lidhur me kërkesat për lirim nga pagesa e semestrave sipas Vendimit me nr. prot. 154, datë 3.2.2022 të KD të UP-së.