Vazhdim i afatit për regjistrimin e semestrave të vitit akademik 2021/2022

10 Mars 2022
SHARE

Mbështetur në kërkesat e studentëve të të gjitha niveleve të studimit, afati për regjistrimin e semestrave të vitit akademik 2021/2022, do të jetë i hapur deri më 18.3.2022, në orën 16:00.
 
Arsyetim:
Parlamenti Studentor i UP-së i ka parashtruar kërkesë MASHTI-t për plotësimin-ndryshimin e UA (MASHTI) Nr. 09./2021, për kategorinë e studentëve me korrespondencë në nivelin bachelor dhe studentëve të nivelit master. Një pjesë e kësaj kategorie të studentëve, për këtë arsye, ende nuk i kanë kryer obligimet financiare.
Po ashtu, studentët e nivelit të doktoratës, në disa njësi akademike, janë duke pritur përgjigje në kërkesat e tyre për lirim nga pagesa e deri në dy semestrave për periudhën 2020/21-2021/22.