Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë njofton së Programi i Fulbright-it për Studentët Ndërkombëtar është hapur për vitin akademik 2022-23.
Ky program për studime master i mundëson të rinjve të Kosovës që të vazhdojnë studimet në universitetet e SHBA-së. Shumë nga bursistët e programit Fulbright janë profesionistë në fillimet e karrierës, të cilët kthehen në vendlindjet e tyre dhe marrin pozita udhëheqëse në sektorin publik, përfshirë qeverinë apo universitetet.
Për më tepër informata mbi programin, aplikimin online dhe udhëzimet, ju lutemi klikoni këtu: Fulbright Foreign Student Program (Master’s Degree).
Data e fundit për aplikim është 31 maj 2021.