Termokos do ti shpërndaj 15 bursa për studentët e Fakulteteve Teknike

25 Janar 2024
SHARE

Termokos do ti shpërndaj 15 bursa për studentët e Fakulteteve Teknike

Studentet do të përzgjidhen sipas kritereve të përcaktuar në marrëveshje të përbashkët të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike - Termokos.

Nga 5 bursa për secilen njesi Akademike, pra në total janë 15 bursa.

Të drejtë aplikimi kanë Studentët që nuk janë përfitues të ndonjë bursë nga:

- MASHT,

- UP,

- Komunat etj.

Afati për aplikim është deri të Mërkure 01.02.2024.

Dokumentacioni dorëzohet tek Dekanati i njësive përkatëse (FIM-FIN-FIEK).

  • Kërkesë me shkrim
  • Certifikata e notave
  • Vertetimi i studentit të rregulltë
  • Deklarata personale e nëshkruar nga studenti që nuk ka bursë nga UP, MASHTI dhe Komuna.