Thirrje per aplikime per Programin Fulbright Specialist 2023

03 Mars 2023
SHARE

Kam kënaqësinë të ju njoftoj se Bordi i Shkëmbimit Arsimor Shtete të Bashkuara të Amerikës – Kosovë, fton të gjitha institucionet nikoqire kosovare që të dorëzojnë projekt propozimet e tyre për Programin Fulbright Specialist (FSP). Përmes këtij programi studiues dhe profesionistë amerikanë të kualifikuar, mund të vijnë në Kosovë për dy deri në gjashtë javë për të implementuar një projekt të caktuar. Aplikacionet duhet të dorëzohen përmes portalit të World Learning deri më datë 24 prill, 2023.

Për të aplikuar: https://worldlearning-community.force.com/FSPHost/

Projektet duhet të fillojnë jo më herët se më 1 tetor, 2023 dhe duhet të kompletohen deri më 30 shtator, 2024. Programi Fulbright Specialist në Kosovë mund të ofroj deri në dhjetë (10) grante për vit akademik.

Për më shumë informata, vizitoni: https://xk.usembassy.gov/fulbright_specialist/

 

Ky program bashkëfinancohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Qeveria e Kosovës.