Panairi Kombëtar i Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022!
Fillo dhe bëhu gati për Panairin Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022!
Panairi Kombëtar po rikthehet me edicionin e tij të shtatë duke sjellë mundësi të shumta zhvillimi karriere të ofruara për studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës. Gjatë panairit, ju do të keni mundësi të eksploroni vendet e lira të punës dhe mundësi tjera që do të prezantohen prej rreth 200 kompanive dhe institucioneve pjesëmarrëse.
Bashkohuni me ne më: 30 Nëntor nga ora 09:00
në sallën 1 Tetori në Prishtinë
Kjo është një organizim i përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës, Agjencisë së Punësimit në Republikën e Kosovës, Qeverisë Gjermane përmes GIZ-it, së bashku me Universiteti i Prishtinës- Qendra për Zhvillim të Karrierës Universiteti i Prishtinës dhe KDWV Kosovarisch-Deutsche Wirtschaftsvereinigung.
#unejamUP
#qzhk