Të dashur studentë dhe ju të diplomuar,
Më 17 Mars 2022 (e enjte) nga ora 13:00 – 14:00, Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" ju fton të bëheni pjesë e webinarit: Cilësitë e një lideri të suksesshëm, në fusha si politika, shoqëria civile, media dhe biznesi.
Takoni virtualisht Znj. Leonora Kryeziu – Drejtoresh Ekzekutive e PIPS - Instituti për Studime Politike në Prishtinë dhe përfitoni nga këshillat që do ti ofrojë, në mënyrë që të fuqizoni shkathtësit në lidership.

Webinari: Cilësitë e një lideri të suksesshëm, në fusha si politika, shoqëria civile, media dhe biznesi, synon rrjetëzimin dhe zhvillimin e shkathtësive të studentëve.
Përfitues: Studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina".
Për t’u bërë pjesë e webinarit, ju ftojmë të aplikoni përmes linkut ndërlidhës:
https://docs.google.com/forms/d/13MVx3MngqDtmwux86Ev-aN0n4mJGXTGc2gLRLyKJGmg/edit?usp=sharing
Mos harroni të bashkoheni me ne në sesion virtual!
Klikoni në linkun ndërlidhës:
meet.google.com/bvu-bttq-dtz
Instaloni aplikacionin Google Meet në paisjen tuaj elektronike.
RUAJE DATËN!