Thirrje për studentë: Testimi online sipas standardeve ndërkombëtare, mundësuar nga Dogana e Kosovës

26 Mars 2024
SHARE

Dogana e Kosovës ofron një mundësi të mirë testimi online sipas standardeve ndërkombëtare dhe po ashtu ofron mundësinë për t'iu bashkuar një paratestimi.

Fushat e testimit përfshijnë profilet si në vijim:

  • Njohuri rreth ekonomisë,
  • Legjislacionit dhe administratës publike, 
  • Të menduarit logjik-numerik,
  • Arsyetimi numerik,
  • Dhe njohuri të përgjithshme rreth doganës.

Aplikimi është i hapur për: 150 studentë absolventë - Fakulteti Ekonomik, Juridik dhe Shkencat Kompjuterike (30 studentë/nga secili), fakultetet e tjera gjithsej 60 studentë.- Secili grup duhet të ketë 50% femra.

Testimi do të mbahet në Drejtorinë e Doganës me datë 26 - 27 mars, 2- 3 prill dhe 16 - 17 prill 2024.

Kohëzgjatja e testimit: deri në 5 orë, duke filluar nga ora 9:30.

Përmbajtja e testimit: Prezantim & 6 teste me nga 60 pyetje.

Për regjistrim, ndiqeni linkun në vazhdim: Testimi i njohurive profesionale (google.com) 

Fletushka e para-testimit në Doganën e Kosovës