Kompania e njohur Gjermane KICK Group (https://kickgroup.de/en/) përmes degës së saj KICK Engineering & Manufacturing Kosovo në Prishtinë hap konkurs për tri pozita të lira për Inxhinier Dizajni në fushën e Makinerisë.
Detyrat tuaja:
- Inxhinieringu i komponentëve, nën-sistemeve dhe sistemeve të makinave, veçanërisht në fushën e industrisë kimike (https://kaiser-pbt.com/en/), makinave për llamarina (https://www.ctechnik.de/en/), tharësve dhe kompresorëve të ajrit (https://ksi.eu/), dhe sistemeve transportuese (https://www.industriecompany.de/en/)
- Dizajnimi 3D i komponentëve, nën-sistemeve dhe sistemeve
- Krijimi i viztimit teknike dhe listave për materiale për prodhim
- Zgjidhje efikase dhe innovative të problemeve tjera inxhinierike sipas nevojës
Profili juaj:
- Apsolvent, diplomë BSc ose MSc nga fusha e Inxhinierisë Mekanike, Industriale, Mekatronike dhe të ngjashme
- Përvojë në dizajnim të makinerive dhe sistemeve
- Njohuri të përdorimit të softuerit Autodesk Inventor dhe AutoCAD Mechanical
- Aftësi për të punuar në grup dhe gatishmëri për të punuar me departamente të ndryshme
- Mënyrë e strukturuar e punës me një shkallë të lartë iniciative, si dhe mendim dhe veprim inovativ
- Puna e pavarur dhe e përgjegjshme
- Pasioni për zgjidhjet inovative teknologjike
Dokumentet për aplikim:
Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike dhe duhet të dërgohet ne e-mail: [email protected] deri më 02.02.2024. Për më shumë infromacione do të zhvillohen sesione informuese në Fakultetet përkatëse për të cilën do të njoftoheni me kohë përmes e-mail.