Me datë 28.04.2023, studentët e FIM/programi Komunikacion së bashku me Prof.ass.dr. Gëzim Hoxha, në kuadër të lëndës Menaxhmenti në Komunikacion-Menaxhimi i ndërmarrjeve, realizuan vizitë studimore në ndërmarrjen “Frutex” në Suharekë. Nga menaxherët përgjegjës, studentët u njoftuan me proceset menaxhuese dhe organizative brenda ndërmarrjes, teknologjitë e automatizuara inovative për përpunim, manipulim me produkte dhe transport. Gjithashtu, në kuadër të kompanisë, nga sektori i transportit studentët u informuan për logjistiken e transportit dhe organizimin e transportit ndërkombëtar të produkteve të ndërmarrjes Frutex, si pjesë e mbulushemërisë së tregut ndërkombëtar.



