NJOFTIM: Përgatisni CV-në nëpërmjet "e-Karriera"

18 Janar 2023
SHARE

Të nderuar studentë,

Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetit të Prishtinës është e përkushtuar që t’iu mbajë të informuar rreth mundësive për zhvillimin tuaj në karrierë.

-Platforma e-Karriera (ekarriera.uni-pr.edu), e krijuar si subdomen në SEMS u ofron studentëve mundësi që të krijojnë CV-në e tyre online (e cila i konvertohet në PDF), të lexojnë informatat e fundit rreth trajnimeve, aktiviteteve, mundësive për punë, praktikë, të aplikojnë online dhe të informohen rreth profileve të ndryshme të kompanive vendore e ndërkombëtare.