Vizita profesionale në ambientet e “Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar”

01 Dhjetor 2022
SHARE

Me datë 29.11.2022, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, niveli Bachelor, viti i tretë, programi studimor Komunikacion dhe Transport, së bashku me Prof. Dr. Arbnor PAJAZITI dhe Asistenti MSc. Guxim Kamberi kanë realizuar një vizitë profesionale në ambientet e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK).

Nga kjo vizitë studentët patën mundësinë të njoftohen për së afërmi me funksionimin e Sistemeve Inteligjente për monitorimin e lëvizjes së automjeteve dhe të njerëzve në pikat kufitare të Republikës së Kosovës dhe të pasagjerëve në Aeropotin Ndërkomëtar “Adem Jashari”.

Menaxhmenti i FIM-it dhe studentët shprehin falënderimet më të mira për pritjen dhe sqarimet që i dhanë organizatorët e këtij eventi, e veçanërisht i falenderohemi Major Besim Berisha për sqarimet e dhëna në lidhje me funksionimin e QKMK-së.

Disa fotografi: