
Eja dhe kupto mundësitë e studimeve në Universitetet Franceze
Edicioni i 5-të i Panairit të Universiteteve Franceze në Kosovë
31 Tetor 2022
10:00 - 15:00

Jeni student dhe jeni i interesuar për një shkëmbim jashtë vendit?
Dëshironi të përfitoni nga një sistem arsimor i përsosur dhe diploma prestigjioze të njohura ndërkombëtarisht?

Panairi i Universiteteve Franceze do të vijë në Kosovë për ju!

Ejani ti zbuloni programet mësimore, shkëmbimet dhe mundësitë për të studiuar në Francë me përfaqësues të shumtë të Universiteve Franceze, më 31 tetor nga ora 10:00 deri në orën 15:00, në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës.
Programi:
10:00 – Hapja e Panairit të Universiteteve Franceze
11:00 – Bashkpunimet ndërkombëtare për të studiuar në Francë (Campus France)
11:30 – Shkëmbime të eksperiencave Alumni
12:00 – Prezantim Erasmus+
15:00 – Mbyllja e Panairit
Përgjatë ditës, Panairi do të jetë i hapur për gjithë publikun.
Studentët do të kenë mundësi që të takohen me përfaqësues të shumtë të Universiteteve prestigjioze Franceze të cilët do të jenë prezentë.