Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe kompanisë ELEN

04 Tetor 2022
SHARE

Me datën 30.09.2022, ora 11.30 në ambientet e Fakultetit Teknik u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës, gjegjësisht Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe kompanisë ELEN.

Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet palëve të interesit me përfaqësuesit:

  • Prof. dr. Ahmet Shala, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike
  • Mr. Lulzim Syla, partner menagjerial në ELEN

Marrëveshja e bashkëpunimit ka për qëllim kornizën bashkëpunuese në zhvillimin e projekteve që kanë të bëjnë me Energjitë e Ripërtëritshme, kryesisht nga fusha e energjisë solare, ruajtjes së energjisë, teknologjive të tjera të avancuara nga fusha e energjisë së ripërtëritshme, zhvillimit të prototipeve të produkteve nga fusha e energjisë së ripërtëritshme dhe ngritjes së kapaciteteve akademike dhe profesionale në këtë fushë.

Në takim ishin edhe pjesëmarrësit tjerë që kanë kontribuar në arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit respektivisht Prof .asoc. dr Xhevahir Bajrami (Prodekan) dhe Prof. ass. dr Drilon Meha.