Asistenti i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike Drilon Meha, mbrojti disertacionin e doktoratës në Universitetin e Zagrebit

19 Janar 2022
SHARE

Me datë 10.01.2022, Asistenti i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike Drilon Meha, mbrojti disertacionin e doktoratës në Universitetin e Zagrebit, Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Anijendërtimtarisë, Departamenti i Energjisë, Inxhinierisë së Fuqisë dhe Ambientit me titull:

“Rritja e shpërndarjes së energjive të ripërtëritshme duke përdorur teknologjitë e konvertimit nga energjia elektrike në energji termike në sistemet e fuqisë së dominuara nga thëngjilli”

“Increasing the penetration of renewable energy sources by using power to heat technologies in power systems based on coal”

Tema fokusohet në tranzicionin e qëndrueshëm të sistemeve të energjisë së dominuar nga thëngjilli. Kosova është përdorur si rast studimor për të testuar metoda të ndryshme për dekarbonizimin e sistemeve energjetike të dominuara nga thëngjilli. Në kuadër të temës, pesë punime shkencore janë publikuar në revista shkencore me faktor ndikimi.

Komisioni vlerësues me përbërje:

Prof. dr. Neven Duić, mentor – Universiteti i Zagrebit, Kroaci

Prof. dr. Naser Sahiti, anëtar – Universiteti i Prishtinës, Kosovë

Prof.dr. Henrik Lund, anëtar – Universiteti Aalborg, Danimarikë

Prof. ass. dr. Tomislav Pukšec, kryetar – Universiteti i Zagrebit, Kroaci