Studentët e vitit të tretë të nivelit bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike – Departamenti: “Termoenergjetika dhe Energjia e Ripërtritshme”, në kuadër të lëndës “Meteorologjia” me datë 24/12/2021 vizituan Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), nën udhëheqjen e profesorit Prof. Dr. Rexhep Selimaj, dhe asistentes Ass. MSc. Bukurije Hoxha.
Studentët u pritën nga stafi përgjegjës i laboratorëve. Gjatë vizitës, studentët shkëmbyen nga afër përvojat teorike dhe përvojën hulumtuese të rrjedhjes së rrezatimit diellor, panë procesin e matjes së shpejtësisë së erës dhe temperaturat e energjisë gjeotermale. Përveç kësaj, ata vizituan edhe stacionet automatike që bëjnë mbledhjen e informatave në mënyrë elektronike për të gjithë parametrat monitorues të ambientit. Për mundësimin e vizitës e falënderojmë në radhë të parë drejtoreshën e këtij institucioni znj. Letafete Latifi, pastaj laborantin z. Beqir Gashi të cilët demonstruan funksionimin e pajisjeve dhe qëndruan të gatshëm të na njoftojnë me përvojat e tyre dhe mënyrën e funksionimit të sistemeve matëse në Institut.
Në vazhdim janë dhënë disa foto të vizitës.
![](/desk/inc/media/EA67E02F-0BBF-4C9E-8BD0-8704B8EC6242.jpg)
![](/desk/inc/media/17ACDB59-8239-4ADB-A141-55BCCA507C2C.jpg)
![](/desk/inc/media/F45B23A7-8CE3-43B8-A67C-378180F21AA3.jpg)