Thirrje e hapur për aplikime: Trajnim për të rinjtë për energji solare

25 Mars 2024
SHARE

Jeni të pasionuar për të bërë një ndryshim përmes energjisë solare? Bashkohuni me ne për Trajnimin “Bazat e Energjisë Solare”, që po organizohet nga #BGF.

Kur: 10 - 11 Prill 2024

Kush mund të aplikoj: Studentët e universitetit të moshës 20-29 vjeç nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike.

Pse të aplikoni: Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri mbi energjinë diellore, duke u fokusuar në instalimin fotovoltaik diellor.

Mundësi për praktikë: Përfundoni me sukses trajnimin dhe keni një mundësi për punë praktike në Elen, kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve si; realizimin i projekteve të sistemeve fotovoltaike, instalime elektrike dhe zgjidhjeve në efiçiencën e energjisë.

Si të aplikoni: Dërgoni një letër motivuese dhe CV-në tuaj në [email protected].

Afati i fundit: 31 Mars 2024.