Marrëveshje bashkëpunimi mes Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Termokos

20 Shkurt 2023
SHARE

Me datën 20.02.2023, ora 11.00 në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës, gjegjësisht Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Termokos-it.

Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet palëve të interesit me përfaqësuesit:

  • Prof. Dr. Ahmet Shala, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike
  • Dr.sc. Fisnik Osmani, Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A

Marrëveshja e bashkëpunimit ka për qëllim kornizën bashkëpunuese në zhvillimin dhe ngritjen profesionale si për stafin e ngrohtores dhe angazhimin e studentëve në pjesën praktike në kuadër të Termokos-it.

Në takim ishin edhe pjesëmarrësit tjerë të stafit dhe menaxhmentit, Prof.Asoc.Dr. Afrim Gjelaj (Prodekan), Prof.Asoc.Dr. Xhevahir Bajrami (Prodekan) si dhe anëtari i Këshillit Drejtues të UP-së MSc. Rifat Krasniqi.