Marrëveshje bashkëpunimi mes Fakulteti të Inxhinierisë Mekanike dhe Qendra e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” Prishtinë

23 Janar 2023
SHARE

Me datën 23.01.2022, ora 10.30 në ambientet e Fakultetit Teknik u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës, gjegjësisht Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Qendra e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” Prishtinë.

Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet palëve të interesit me përfaqësuesit:

  • Prof. dr. Ahmet Shala, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike
  • Blerim Gërvalla, Drejtor në Qendra e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”Prishtinë

Me këtë marrëveshje, palët nënshkruese  kanë për qëllim lidhjen e bashkëpunimit e cila do të shërbej në ngritjen e cilësisë në procesin arsimor.  Ky bashkëpunim në mes të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike - Prishtinë dhe Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi “ – Prishtinë, synon që përmes kësaj marrëveshje të rritjes së kapacitetet e zbatimit praktik të njohurive nga nxënësit dhe studentët me mbështetje të personelit mësimor. Marrëveshja po ashtu synon rritje të ndërgjegjësimit për rëndësinë dhe përdorimin e indikatorëve të performancës së shkollave në politikbërje, monitorim, vlerësim dhe llogaridhënie të shkollave. Palët synojnë që pas pilotimit të suksesshëm të këtij projekti, të vazhdohet edhe me marrëveshje të tjera në fusha të caktuara Në takim ishin edhe pjesëmarrësit tjerë që kanë kontribuar në arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit respektivisht prodekanët dhe stafi akademik i FIM_së.