Studentët e Masterit të vitit të dytë në programin Mekatronikë, së bashku me profesorin e tyre, Prof. Asoc. Dr. Shpetim Lajqi dhe asistentin MSc. Drin Krasniqi kanë realizuan një vizitë studimore në kompaninë “Ferplast” në Ferizaj, e cila është e specializuar në prodhimin e tubave të plastikës. Qëllimi i vizitës ishte që studentët të kuptonin për se afërmi aplikimin praktik të teknologjive moderne mekatronike në industrinë e prodhimit dhe paketimit.
Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë qe të ndjekin nga afër sistemet moderne të paketimit dhe ambalazhimit, duke parë se si funksionojnë këto procese dhe sa të rëndësishme janë për efikasitetin dhe cilësinë e produkteve.
Një moment i veçantë dhe qe shprehi interesim të madhë të studentet ishte vizita në laboratorin e testimeve të lëndës së parë dhe tubave nga plastika, ku u njohën me procedurat që përdoren për të siguruar cilësinë dhe qëndrueshmërinë e produkteve plastike. Aty, studentët panë nga afër pajisjet e avancuara dhe standardet teknike që ndjek kompania për të garantuar prodhimin cilësor dhe të suksesshëm.
Stafi i kompanisë “Ferplast” u tregua shumë mikpritës dhe i gatshëm për të ndarë njohuritë e tyre me studentët. Ne detaje i sqaruan të gjitha hapat e procesit të prodhimit dhe mirëmbajtjes së makinerive dhe iu përgjigjën pyetjeve të shumta nga studentët.
Kjo vizitë i ndihmoi studentët jo vetëm të lidhin teorinë me praktikën, por edhe të kuptojnë rëndësinë e teknologjive moderne në industrinë e paketimit dhe përpunimit të produkteve të ndryshme. Për të gjithë pjesëmarrësit, kjo ishte një përvojë jashtëzakonisht e vlefshme që i afroi edhe më shumë me realitetin e punës në fushën e tyre profesionale.