Profesorët e FIM, Prof.dr. Ilir Doçi, Prof.dr. Naser Lajqi dhe Prof.asc. Shpetim Lajqi morën pjesë në Konferencën e VIII- Mathematical Modelling 2024, që u mbajt në Borovets, Bullgari (https://mathmodel.eu). Konferenca organizohet nga Unioni Shkencor Teknik i Inxhinierisë Mekanike i Bullgarisë, Akademia e Shkencave e Bullgarisë, Universiteti Teknik i Sofjes, etj.
Prof.dr. Ilir Doçi dhe Prof. dr. Naser Lajqi prezentuan punimin shkencor me titull “Dynamic Analysis of Vehicles Hydraulic Lift for the Case of Load Handling“ (“Analiza e liftit hidraulik të automjeteve me rastin e punës me ngarkesë”) që ka të bëjë me modelimin, simulimin dhe analizën e parametrave të punës së këtyre liftave.
Prof. asc. Shpetim Lajqi në Konferencë prezentoi punimin shkencor me titull “Key parameters in zipline design: an analytical approach” (“Parametrat kryesorë në dizajnimin e Zipline: qasja analitike”).
Punimet dhe prezentimet u mirëpritën nga pjesëmarrësit. Gjithashtu kishte shume takime dhe diskutime me profesorë dhe studiues në Konferencë. Punimet janë publikuar në Proceeding të Konferencës: https://mathmodel.eu/sbornik/2024.pdf .
Në Konferencë morën pjesë numër i konsiderueshëm i studiuesve nga 11 vende të Botës, dhe u prezentuan punime nga lëmitë e modelimit, simulimit dhe analizës në lëmitë e ndryshme inxhinierike.
Bashkangjitur janë disa fotografi nga Konferenca.