Vizita në Universitetin Teknik të Sofjes dhe Pjesëmarrja në Konferencën në Sozopol, Bullgari (25-30 Qershor) në kuadër të projektit CEEPUS

01 Korrik 2024
SHARE

Nga data 25 deri më 30 qershor, nëntë professor dhe 36 studentë të programeve të ndryshme studimore të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”,  patëm kënaqësinë të marrim pjesë në një konferencë të rëndësishme të mbajtur në qytetin bregdetar të Sozopolit, Bullgari. Kjo ngjarje e veçantë mblodhi akademikë, kërkues shkencorë dhe profesionistë nga e gjithë bota për të ndarë njohuritë dhe përvojat e tyre në fusha të ndryshme të shkencës dhe teknologjisë.

Pjesëmarrja e stafit dhe studenteve të FIM-së në konferencë ofroi mundësinë për të prezantuar punimet kërkimore dhe për të marrë feedback të vlefshëm nga kolegët e tjerë. Diskutimet dhe sesionet e mbajtura gjatë këtyre ditëve ishin tejet frymëzuese dhe të dobishme, duke ndihmuar në zgjerimin e  horizontet akademike dhe profesionale.

Para konferencës, patem gjithashtu mundësinë të vizitoj Universitetin Teknik të Sofjes. Gjatë kësaj vizite, u njoha me infrastrukturën moderne dhe programet e avancuara akademike që ofron universiteti. Takuam profesorë dhe studentë të cilët ndanë eksperiencat e tyre dhe treguan për projektet inovative që po zhvillohen në këtë institucion të respektuar arsimor.

Vizita në Universitetin Teknik të Sofjes ishte një përvojë e veçantë që ndihmoi të kuptoj më mirë praktikat dhe metodologjitë e përdorura nga universiteti TUS. Ndërveprimet tona me stafin akademik dhe studentët krijuan ide të reja për projektet e ardhshme dhe ndihmuan të ndërtojmë lidhje të vlefshme për bashkëpunime të ardhshme.

Konferenca në Sozopol dhe vizita në Universitetin Teknik të Sofjes ishin dy përvoja të jashtëzakonshme për stafin dhe studentet e FIM-së.

Falenderojmë Profesorët dhe personelin mbështetës të Universitetit Teknik të Sofjes për mikpritjen dhe organizimin e vizitës tonë!!