Vizitë studimore e studentëve të FIM në kompaninë GEMS MEKANIK-KOSOVË e cila prodhon pjesë për orë të dorës OMEGA, CARTIER, TIFFANY&Co, HARRY WINSTON

14 Qershor 2024
SHARE

Një investim i mençur milionësh në Kosovë nga bashkatdhetarët tanë që punojnë në Zvicër në industrinë e punimit të orëve. Kompania GEMS Mekanik me seli në Livoç të poshtëm-Gjilan  e udhëhequr nga Muharrem Lutfiu dhe e përkrahur nga Faton Zharjani, Kujtesë dhe Krenare Lutfiu me sukses arrijnë të prodhojnë pjesë për orë  OMEGA, CARTIER, TIFFANY&Co, HARRY WINSTON etj. nga çeliku jokorrodues me mikrostrukturë austeniti (inox) të klasifikuar  si 304 (18/8), 316L, 904L, CuZn37, argjend, ari, platin etj. me tolerancë të përpunimit ±0,001 mm. Kompania me sukses  përpunon  xhevahire dhe gurë të çmuar nga diamanti, opali etj. për industrinë e orëve dhe për bizhuteri.

Nga tetori studentët e FIM në këtë kompani mund të zhvillojnë hulumtime shkencore, zhvillojnë praktiken profesionale e ata më të suksesshmit  mund të sigurojnë  bursë e vend të punës.