Raport i vizitës studimore në Kompaninë “Pro Transport” në Prishtinë

05 Qershor 2024
SHARE

Më 30.05.2024 u realizua vizita në Kompaninë e transportit të mallrave dhe logjistikës “Pro Transport” në Prishtinë, me studentët e Programit Komunikacion dhe transport të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.

Vizita u bë me qëllim të njohjes së studentëve me proceset e Transportit dhe Shpedicionit ndërkombëtar, transportit të mallrave të ndryshme në një kompani, dokumentacioni i nevojshëm, softverët që përdoren si dhe çështjet tjera praktike dhe të përditshme me të cilat përballet kjo kompani. Vizita i ndihmon studentët për njohje praktike të punëve në kuadër të lëndës Shpedicioni, por edhe lëndëve tjera të transportit të mallrave, në nivelin Bachelor.

Falënderojmë Drejtorin e Kompanisë Faton Demaj, zyrtaren Shqipe Hoxha, dhe stafin tjetër të kompanisë për pritjen shumë të mirë dhe gatishmërinë për të informuar studentët për punët e transportit ndërkombëtar, si dhe për bashkëpunim në të ardhmen.