Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes të FIM dhe kompanisë Muqa Solar

17 Nëntor 2024
SHARE

Më 15 Nëntor 2024, FIM nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Muqa Solar. Muqa Solar është kompani private e cila merret me projektimin, shitjen, montimin dhe instalimin e sistemeve solare fotovoltaike dhe termike nga një staf i kualifikuar dhe me eksperiencë.

Kjo marrëveshje shënon vënien e bashkëpunimit në vazhdën e zotimit të përforcimit të lidhjes së fakultetit me industrinë, që pritet të sjellë dobi të shumta si për studentët poashtu edhe në përfitimet e fakultetit nga projektet e efiçiencës së energjisë.

Kompania Muqa Solar ishte mbështetësi kryesor në projektin e fakulteteve teknike për energji solare dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme i cili ka filluar të implementohet ditë më parë.

Ndër zotimet kyçe që të dy palët janë zotuar se do të përpiqen ti implementojnë në përpikmëri janë:

  • Praktikë me pagesë për studentë 5-10 brenda vitit, me pagesë bruto 350 € dhe 2-3 ditë pun brenda javes,
  • Spozorim i aktiviteteve akademike shkencore, kulturore, rekreative etj. në vlerë prej 750 euro brenda viti,
  • Sponzorim i udhëtimit për një pjesëtar të stafit akademik duke filluar menjëherë, në vendet e BE-së nëpër kompani me veprimtari përafërsisht të njejta me kompaninë Muqa Solar
  • Vizita studimore me studentë dhe staf në projektet të cilat realizohen nga Muqa Solar

Frytet e para të marrëveshjes FIM-Muqa Solar, veç se i patëm që në ditën e parë, pasi studentja Elira Morina nënshkroi marrëveshje për  fillimin e  praktikës me pagesë në Muqa Solar, për të cilën paraqet një fillim në rrugëtimin e saj professional.