📣 PANAIRI I 7-TË I UNIVERSITETEVE FRANCEZE / Datë: 29 tetor 2024 / Ora: 10:00 - 14:00, Vendi: Fakulteti i Filologjisë

24 Tetor 2024
SHARE

Të dashur studentë dhe ju të diplomuar, 

Të martën, më 29 tetor nga ora 10:00 deri në 14:00Campus France organizon Panairin e 7-të të Universiteteve franceze në Kosovë.

Ngjarja do te zhvillohet në Fakultetin Filologjik, në Universitetin e Prishtinës. Shumë universitete franceze, nga mbarë Franca, do të jenë të pranishme për të prezantuar institucionet e tyre dhe për të diskutuar me ju karrierën tuaj të ardhshme ndërkombëtare!

Panairi do të fillojë në orën 10:00 në Amfiteatrin « Idriz Ajeti » me fjalimin e ambasadorit të Francës, Z. Olivier Guérot dhe rektorit të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Arben Hajrullahu. 

Paralelisht me Panairin, nga ora 11:00 deri në orën 12:15, do të zhvillohen prezantime rreth shpalosjes së mundësive për të studiuar në Francë dhe mobiliteteve në kuadër të programit Erasmus +.

Gjatë kësaj dite do të keni mundësi të komunikoni me studentë kosovarë që kanë përfunduar studimet apo një pjesë të studimeve në Francë dhe me përfaqësues të Universiteteve të ndryshme franceze të cilët do t'ju informojnë për programet që ju interesojnë më shumë.

Prandaj, mos hezitoni dhe ejani t'i takoni këtë të martë më 29 tetor, në Fakultetin Filologjik në Prishtinë!