Dizajn inxhinierik dhe Automjete
Laboratorët e Dizajn inxhinierik dhe Automjete janë të pajisura me pajisje dhe instrumente të ndryshme matëse të cilat shërbejnë për:
- mbajtjen e ushtrimeve praktike me student dhe konkretizimin e njohurive të marruara në ligjërata,
- kryerjen e matjeve gjatë punimit të temave të diplomës për nivelin e studimeve Bachelor dhe Master,
- hulumtime të ndryshme eksperimentale gjatë punimit të punimeve shkencore për nevoja të ngritjes së stafit akademik,
- krijimin e kushteve që në të ardhmen të akreditohen studimet e Doktoratës, dhe
- kryerjen e shërbimeve të ndryshme profesionale gjatë bashkëpunimit me ekonomi.
Laboratorët përfshijnë fusha të ndryshme, si:
1.Laboratori i konstruksioneve makinerike
2.Laboratori i automjeteve motorike
Në këto laboratore zhvillohen punë praktike dhe eksperimentale me studentet sipas përmbajtjes së kutikulave të lëndëve përkatëse në kuadër të programit studimor të Konstruksioneve dhe Mekanizimit. Sipas nevoje këta laboratorë mund të shfrytëzohen edhe në lëndët tjera mësimore që mbahen në FIM apo me marrëveshje paraprake mund të përdoren edhe për institucione tjera dhe për bashkëpunim me ekonomi.
Studentet në këto laboratore kanë mundësi të njoftohen për se afërmi me pajisjet laboratorike dhe të bëjnë një përvojë me demonstrimin e përdorimit të pajisjeve përkatëse për secilin ushtrim laboratorik në lidhje me problemet e ndryshme te cilat shtjellohen në fushën e Konstruksioneve dhe Mekanizimit, modelimin dhe prodhimin e prototipit nëpërmes printerit 3D, modelet e automjeteve diesel dhe otto me prerjet e nevojshme, etj.
Me ndihmën e këtyre pajisjeve dhe instrumenteve matëse studentët aftësohen për matje inxhinierike, përveç ushtrimeve laboratorike. Në kuadër të bashkëpunimit me ekonomi, laboratorët e Konstruksioneve dhe Mekanizimit janë të pajisura me pajisje mobile për matje të ndryshme në lëmin e minierave, termocentraleve, etj.
Për fusha të ndryshme të hulumtimit e në veçanti për studentët e studimeve të Masterit, janë të instaluar softuerët përkatës për lami përkatëse të hulumtimit siç janë: Autodesk Inventor, Solid Works, etj.
Menaxhmenti i FIM-it i inkurajon studentët e Konstruksioneve dhe Mekanizimit dhe programeve tjera që të propozojnë projekte konkrete dhe të realizueshme për të cilat do të kujdeset për gjetjen e burimit të financimit.