|
Emri i programit të studimit
|
Termoenergjetike dhe Energji të Ripërtëritshme
|
|
KKK Niveli
(me shkurtesat BA, MA, PhD, program doktorate, kurs universitar, certifikatë apo diplomë profesionale)
|
MSc (Master)
|
|
Grada akademike dhe emërtimi i diplomës në formë të plotë dhe të shkurtuar
|
Master i Inxhinierisë Mekanike,
Mekatronikë
|
|
Fusha e studimit sipas Erasmus Subject Area Codes (ESAC)
|
06.1. Mechanical Engineering
06.9. Others Engineering, Technology
04.5. Industrial Relations and Personnel Management
|
|
Profilet e programit akademik
|
1. Mekatronikë
|
|
Kohëzgjatja minimale e studimit
|
2 vjet
|
|
Forma e studimit (e rregullt, pa shkëputje nga puna, studim në distancë etj.)
|
E rregullt
|
|
Numri i ECTS kredive (total dhe për vit)
|
120 ECTS
|
|
Akreditim/Riakreditim
|
Akredituar
|
|
Bartësit e programit
|
- Prof. Dr. Ahmet Shala
- Prof. Dr. Ramë Likaj
|
|
Kuota maksimale (studentë për vit akademik)
|
30
|
|
Numri i studentëve të regjistruar
|
- Viti 2022: 28 studentë
- Viti 2023: 27 studentë
- Viti 2024: 23 studentë
- Viti 2024: 28 studentë
|
|
Numri i studentëve të ç’regjistruar
|
- Viti 2022: 2 studentë
- Viti 2023: 2 studentë
- Viti 2024: 4 studentë
- Viti 2025: 2 studentë
|
|
Norma e kalueshmërisë
|
- Viti 2022: Kalueshmëria 55.63%
- Viti 2022: Kalueshmëria52.31%
- Viti 2024: Kalueshmëria 48.70%
|
|
Procedurat e vlerësimit
|
Vlerësimi përfundimtar i studentit
- Deri në 10 pikë nëpërmjet aktiviteteve si seminare, projekte,
- vijueshmëri dhe intereaktivitet
- Deri në 20 pikë në kollokviumin e parë (pjesa teorike)
- Deri në 20 pikë në kollokviumin e dytë (pjesa teorike)
- Deri në 50 pikë në provimin final (me shkrim) përkatësisht deri në 80 pikë (me gojë dhe me shkrim për studentët të cilët nuk i kanë fituar së paku 50 % të pikëve në çdonjërin prej aktiviteteve nën b dhe c) Kalueshmëria: së paku 50% e pikëve nga çdonjëri prej aktiviteteve nën b-d.
Vlerësimi në provim
Provimit i nënshtrohen studentët të cilët nuk kanë arritur numër të mjaftueshëm të pikëve gjatë vlerësimit të vazhdueshëm. Provimi organizohet nga pjesa e detyrave dhe pjesa teorike. Kalueshmëria së paku 50 % e pikëve në të dy pjesët e provimit
Kriteret e notimit:
- Deri 49 pikë – 5 (fail) (F)
- 50 deri 60 pikë – 6 (E)
- 61 deri 70 pikë – 7 (D)
- 71 deri 80 pikë – 8 (C)
- 81 deri 90 pikë – 9 (B)
- 91 deri 100 pikë – 10 (A)
|
|
Mundësitë e larmishme të mësimnxënies
|
Mundësitë e mësimnxënies variojnë varësisht nga specifikat e lëndëve, ato mund të përfshijnë: Ligjërata, ushtrime me detyra dhe shembuj konkret, ushtrime laboratorike, punime seminarike, teste, diskutime, vizita studimore, përdorim i platformave digjitale, etj.
|
|
Të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve
|
Sipas Statutitt ë UP-së, Neni 102, Të drejtat e studentëve janë:
1. Studentët që janë të pranuar në universitet kanë të drejtë:
- 1.1. Të marrin pjesë në të gjitha ligjëratat, seminaret dhe në mësimet e organizuara në lëndët e programit të zgjedhur të studimit sipas mbarëvajtjes së studimeve;
- 1.2. Të shfrytëzojnë bibliotekat universitare dhe shërbimet tjera për studentë:
- 1.3. Të marrin pjesë në zgjedhjet për përfaqësuesit studentë në organet universitare.
- 1.4. Studentët kanë të drejtë të ankohen lidhur me cilësinë e procesit të mësimdhënies ose për infrastrukturën e universitetit;
- 1.5. Ofrojnë vlerësimin e tyre për cilësinë e studimeve dhe shërbimeve për sistem të ndërtuar nga universiteti për këtë qëllim.
Sipas Nenit 103 në Statutin e UP-së, Përgjegjësitë e studentëve janë:
1. Studentët që janë të pranuar në universitet kanë obligim:
- 1.1. T'i respektojnë rregulloret e lëshuara nga universiteti;
- 1.2. T'i respektojnë të drejtat e personelit dhe të studentëve të tjerë;
- 1.3. Të vijojnë ligjëratat në pajtim me rregullat e programit specifik të studimeve;
- 1.4. Të respektojnë rregullat e kodit etik;
- 1.5. Të paguajnë pagesa dhe tarifa që janë të caktuara.
Të drejtat dhe përgjegjësitë janë të rregulluara edhe me: Kodin e Etikës, Rregulloren e Studimeve, Udhëzimet e Zyrës për Çështje Studentore.
|
|
Taksat e studimit
|
Në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, studimet janë pa pagesë. Por, në rast të përsëritjes së vitit pagesa është 50.00€ për vit studimi. Ndërsa, për studentë ndërkombëtarë çmimi është 50.00€ për vit studimi.
|
|
Rrjetet sociale
|
|